Site icon PORTALB

Kinë, në 24 orët e fundit asnjë viktimë dhe rast me COVID-19

Vuhan, Wuhan, Kinë, virusi korona

Wuhan, foto Pexels

Në Kinë ku është shfaqur koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit nuk janë shënuar vdekje dhe raste nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë rast dhe asnjë vdekje e re.

Më tej thuhet se 376 persona mbahen në karantinë me dyshimin se mund të jenë bartës të virusit ndërsa 3 persona janë shëruar dhe 79 të prekur vazhdojnë trajtimin.

Që nga fillimi i pandemisë në Kinë nga COVID-19 kanë vdekur 4.634 persona, 82.971 janë prekur ndërsa 78.258 të tjerë janë shëruar.

– Në Korenë e Jugut, 23 raste të reja brenda një dite

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Koresë bëri të ditur se në vend janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19 brenda një dite, 13 prej të cilave në qytetin Gyeonggi.

Në Korenë e Jugut është vendosur mbyllja e 2.629 ambienteve të argëtimit për të cilat mendohet se një pjesë e konsiderueshme e rasteve kanë lidhje me klubet e natës në Seul i cili është bërë qendër e vëmendjes së pandemisë kohët e fundit.

Gjithsej, vendi ka konfirmuar 11.165 raste dhe 266 të vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Exit mobile version