Site icon PORTALB

RMV, një 63 vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë nga virusi korona, 20 raste të reja

Virusi korona, Shkup, qytetare, sport, bicikleta

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se sot janë regjistruar 20 raste të reja me KOVID-19, 1 pacient ka ndërruar jetë, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 ka arritur në 1.941,  shëruarve 1.411, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 417 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një 63-vjeçar nga Shkupi, i cili është pranuar në spital më 6 maj si rast i dyshuar me KOVID, i njëjti ka dalë pozitiv në virusin korona një ditë më vonë.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

Në 24 orët e fundit janë bërë 744 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 24.762 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version