Site icon PORTALB

Beyonce nënshkruan kontratë të vlefshme 50 milionë dollarë

Beyonce në reklamë PEPSI

Beyonce në reklamë PEPSI

Këngëtarja amerikane, Beyonce Knowles, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Pepsi” të vlefshme 50 milionë dollarë.

Krijuesja e hitit “Single Ladies” bën reklama për këtë kompani që nga viti 2002, ndërsa bashkëpunimi i ri, mes tjerash, ka të bëjë edhe me “Super Bowl 2013 Halftime Show”. Beyonce do të performojë në këtë eveniment, sponsor i të cilit është “Pepsi”.

Kontrata është disavjeçare, ndërsa 31-vjeçarja do të jetë ambasadore e brendit. Fytyra e saj do të shfaqet në një numër të limituar të kanaçeve të Pepsit

Exit mobile version