Site icon PORTALB

Fillimisht i iku policisë, por pasi u kap u prezantua si drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë kishte tentuar të ndal një veturë ‘Range Rover”, përkundër sinjalizimit, vetura kishte ikur, transmeton Portalb.mk.

Pikërisht këtë veturë kishte arritur pas 20 minutave ta ndal në pikëpagesën rrugore në Zhelinë.

“U konstatua se bëhet fjalë për B.M, i cili u prezantua si drejtor në “Rrugët e Maqedonisë”. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, personit do t’i shqiptohet urdhër pagesë sipas nenit 211, paragrafi 4”, njoftojnë nga MPB.

Drejotori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” është Bekim Memedi.

Exit mobile version