Site icon PORTALB

Në Kosovë kthehen 189 persona nga Evropa

Korona, virus, udhetar, aeroport

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

189 persona të ngujuar gjatë pandemisë janë kthyer sot në Kosovë. 149 qytetarë janë kthyer nga Franca, Gjermania dhe Zvicra, ndërkaq 40 të tjerë janë duke u kthyer nga Kroacia.

Sipas njoftimit nga Ambasada e Kosovës në Paris, 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër.

Siç bëhet e ditur për media, ata janë kthyer nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg).

“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër. Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Paris.

Mirëpo nuk bëhet e ditur nëse ata janë vendosur në Qendrën e Studentëve, në karantinë.

KOHA po pret përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për të kuptuar nëse të kthyerit do t’i nënshtrohen karantinimit.

Ndërkaq sot 56 shtetas kosovarë janë kthyer nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Exit mobile version