Site icon PORTALB

Brazil, janë konfiskuar rreth 28 ton marihuanë

Një qytetar i Kavadarit është kapur në Shkup nga ana e policisë me 1.5 kg marihuanë.

Marihuanë - ilustrim

Policia e Brazilit gjatë operacionit më të madh kundër trafikimit të drogës në historinë e këtij vendi konfiskoi rreth 28 ton marihuanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e policisë thuhet se nëpunësit policorë dyshuan në shoferin e kamionit që qëndronte në një hotel në qytetin Panta Pora në kufirin me Paraguajin dhe filluan ta ndjekin atë.

Shoferi i kamionit që transportonte misër u ndalua në një autostradë në shtetin Mato Grosso do Sul në jugperëndim të vendit.

Rreth 28 ton marijuanë u gjetën gjatë kontrollit të kamionit, shoferi i të cilit u arrestua për trafikim droge.

Exit mobile version