Magdalena Filipovska Grashoska, kryetarja e Këshillit inspektues ka ka raportuar se nga 12 deri më 18 maj janë kryer gjithsej 2,895 kontrolle të jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.
Kontrollet janë realizuar si masë për luftimin e virusit korona.
Inspektorati i tregut ka realizuar 1,566 kontrolle, ndërkohë ka mbyllur 14 objekte hotelerie, 12 prej të cilave në Tetovë.
Inspektorati i punës ka realizuar 682 kontrolle.
Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë realizoi 195 kontrolle.
Inspektorati shtetëror i transportit ka realizuar 114 kontrolle.
Inspektorati sanitar shtetëror dhe shëndetësor ka realizuar 286 kontrolle.
Agjencia e barnave dhe pajisjeve mjekësore ka realizuar 52 kontrolle.