Site icon PORTALB

Filipçe tregoi kur do të hapen objektet hotelerie

Venko Filipçe

Venko Filipçe

Venko Filipçe, Ministri për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut theksoi se objektet hotelerie do të hapen të martën, transmeton Portalb.mk.

“Nëse nuk merret vendim të premten, hapja e objekteve hotelerie me siguri do të jetë gjatë ditëve të para të javës”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se hapja e objekteve hotelerie do të bëhet të martën, nëse të premten merr vendim Komisioni për sëmundje infektuese.

Ndërkohë, sot Sindikata për hotelieri dhe turizëm pranë Konfederatës së sindikatave të lira kërkoi të zgjidhet statusi i punëtorëve të hotelerisë, që ata të paraqiten me kohë të plotë dhe t’u paguhet puna jashtë orarit, si dhe puna gjatë pushimeve, në përputhje me Ligjin për punë.

Kreshnik Bekteshi, ministri i ekonomisë dje deklaroi se Qeveria do të debatojë dhe do të sjellë vendim adekuat se kur do të fillojnë me punë objektet hotelerie, varësisht rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Komisioni i propozon Qeverisë se cilat objekte fillimisht do të hapen dhe në cilat faza cilat objekte dhe cilët sektorë fillimisht do të fillojnë me punë. Si Ministri i dhamë vërejtjet dhe sugjerimet tona për protokollin që na u dorëzua, por fjalën e fundit e ka Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Bekteshi.

Exit mobile version