Site icon PORTALB

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që të vendoset orë policore prej të shtunës deri të martën

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ora policore të zgjatë prej të shtunën në ora 19:00 deri të martën në 5 të mëngjesit. Ky është propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dorëzuar në Qeveri. Në seancën qeveritare duhet të vendoset nëse pranohet ky propozim, njofton Portalb.mk.

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka diskutuar për kohëzgjatjen e orës policore gjatë kohës së vikendit dhe festave të cilët vijnë, por edhe për hapjen e objekteve hotelierike.

Në këtë vikend është festa e Fitër bajramit dhe Dita e Shën Kirilit dhe Metodit.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit katër janë regjistruar 19 raste të reja me virusin korona, 16 janë shëruar, ndërkaq 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.858, të shëruarve 1.367, të vdekurve 110, ndërkaq momentalisht në vend kemi 381 raste aktive.

Exit mobile version