U anuluan dy seancat e kësaj jave për rasti “Reket”

Gjykata themelore penale në Shkup njoftoi se seanca e radhës për rastin “Reket” do të mbahet më 26 dhe 27 maj, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë opinionin se me kërkesë të prokurorit publik, vazhdimi i seancës kryesore të përcaktuar më 19 dhe 20 maj të vitit 2020, shtyhet”, njoftojnë nga Gjykata.

Arsyeja e këtij ndryshimi sipas Gjykatës është interesimi i madh i mediave dhe vëzhguesve nga organizata joqeveritare dhe ndërkombëtare.

“Termini i radhës është më 26 dhe 27 maj në vitin 2020, në ora 10:00, për çka janë informuar edhe palët e procesit”, njoftojnë nga Gjykata.

Ndryshe, në seancën e fundit dëshmoi Bojan Jovanovski-Boki, i cili është njëri nga të akuzuarit. Boki deklaroi se “Reket” është bërë për të shpëtuar Kamçev, ndërsa Ruskovska kërkonte të dërgojë gazetarë

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg. Milevskit, para disa javëve, i është ndërprerë edhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: Rasti Lenda Reket

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button