OBSH: Ishte e paimagjinueshme që shumica e qyteteve të mëdha të izoloheshin

Bota “është përulur nga një mikrob fare i vogël”, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus para asamblesë së 73 të kësaj organizate.

“Nëse ky virus po na mëson diçka, është përulësia”, ka theksuar ai, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Gjashtë muaj më parë, do të ishte e paimagjinueshme që shumica e qyteteve të mëdha botërore të izoloheshin. Që dyqanet, restorantet, shkollat e vendet e punës do të mbylleshin. Që udhëtimi do të shkatërrohej dhe që kërcënuese për jetën do të ishte edhe një shtrëngim duarsh”.

Ai u ka bërë thirrje zyrtarëve të ta trajtojnë me vëmendje dhe respekt Covid-19, pasi që tashmë në botë ka miliona raste të raportuara.

“Numrat nuk e nisin as nuk e mbarojnë rrëfimin për virusin. Çdo humbje jete lë plagë në familje, komunitete dhe në kombe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button