Site icon PORTALB

RMV, 3 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 25 raste të reja

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 raste të reja, 3 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 8 te tjerë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve ka arritur në 1.817, numri i të shëruarve 1.301, i të vdekurve 104, ndërkaq momentalisht kemi 412 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një paciente 60-vjeçare nga Kumanova e cila është pranuar në klinikë më 27 prill. Në Spitalin “9 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Struga 59-vjeçar, i cili është pranuar më 16 maj dhe një pacient nga Shkupi 51-vjeçar që është pranuar më 4 maj.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit:

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

Numri i përgjithshëm i pacientëve:

Deri më tani në vend janë bërë 21.722 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version