Site icon PORTALB

Një udhëtar ka bartur nga Turqia në Maqedoni 1,3 Kg Heroinë

Policia kap trafikuesin dhe porositësin e drogës

Qytetari nga Kumanova A.M. ka udhëtuar me autobus nga Turqia në Maqedoni i cili ka pasur me vete paqeta me heroin, të cilat i ka ngjitur me rrip në turpin e tij. 

Pasi që policët kanë dyshuar tek ai, e kanë zbuluar dhe e kanë burgosur. Po ashtu, nga ana e policisë është kapur edhe porositësi i cili është banor i fshatit të Haraçinës.

Policia bën të ditur se bëhet fjalë për drogë prej 1,3 kilogramëve dhe me çmim prej 100.000 eurove.

Gjykatësi Hetues ka vendosur paraburgim prej 30 ditëve për trafikuesin dhe për porositësin./Portalb

Exit mobile version