Site icon PORTALB

RMV, Prej nesër do të vazhdojnë gjykimet e caktuara në Gjykatën Civile

Gjykata Themelore Civile Shkup

Gjykata Themelore Civile Shkup

Gjykata Themelore Civile prej nesër do të fillojë të mbaj të gjitha gjykimet e caktuara. Vendimi që të fillojnë gjykimet në gjykatat e Maqedonisë së Veriut është miratuar nga ana e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut dhe është publikuar në faqen e gjykatës, njofton Portalb.mk.

“Palët dhe pjesëmarrësit tjerë në procedura janë të obliguar të ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit dhe mbrojtjes, në pajtueshmëri me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe organet kompetente e shëndetësisë, në të kundërtën të njëjtëve nuk do t’u lejohet hyrja në objektin e gjykatës”, kanë njoftuar nga Gjykata Themelore Civile Shkup.

Exit mobile version