Site icon PORTALB

Rama: Nga nesër hiqen fashat orare në “zonat e gjelbra”, lëvizja në Tiranë deri në orën 21:00

Edi Rama

Hiqen të gjitha kufizimet në lëvizje në qytetet e shpallura tashmë si “zona të gjelbra”.

Njoftimin e bën kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Në zonat e kuqe, zgjatet fasha orare deri në orën 21:00. Nga dita e hënë hiqen edhe autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve në të gjithë vendin.

Do të vazhdojë të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në “zonat e kuqe”. Ndërkohë, Fieri i bashkohet qyteteve që janë shpallur tashmë “zonë e gjelbër”.

Akti Normativ sa i takon ndalesës së studiove televizive do të ndryshojë dhe nga nesër nuk do të jetë më në fuqi ndalimi për të ftuar jo më shumë se një person në studio, por vetëm të respektohet distanca 2 m larg njëri-tjetrit.

Kryeministri Rama në FB:
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal

Exit mobile version