Timonie: Shkupi dhe Sofja të gjejnë zgjidhje, të bazuara në shkencë dhe në frymën evropiane

Dinamika pozitive që u vendos me aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi pas vitit 2017 dhe që vazhdoi me Marrëveshjen e Prespës, bëri të mundur arritjen e një vendimi unanim të shteteve anëtare për të filluar negociatat për pranim në Bashkimin Evropian. Kjo frymë pozitive duhet të ruhet nga të dy palët, veçanërisht në kuadër të aktiviteteve të komisioneve të ekspertëve që kanë dhënë rezultate të caktuara inkurajuese, tha në një intervistë për MIA ambasadori i Francës në vendin tonë Kristijan Timonie, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të vazhdohet me gjetjen e zgjidhjeve reciprokisht të pranueshme, bazuar në kërkime shkencore dhe në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë. Fryma evropiane dhe premtimi i vlerave të përbashkëta mundësuan pranimin e vendeve anëtare në të kaluarën dhe do të mundësojnë integrimin e anëtarëve të rinj në të ardhmen. Të dy kombet bien dakord që ato kanë rrënjë të përbashkëta historike dhe kulturore, siç dëshmohet nga nisma e bukur për të festuar së bashku Shën Kirili dhe Metodi çdo vit në nivelin më të lartë politik në Romë. Evropës i duhet, posaçërisht kur bëhet fjalë për Ballkanin, të ushqejë frymën e komunikimit duke respektuar palën tjetër. Kjo është e nevojshme për të qetësuar shpirtrat në interes të të dy vendeve dhe të dy popujve veç-e-veç, por edhe për interes të Evropës, e cila duhet t’i përgjigjet sfidave të reja që kërcënojnë mbijetesën e saj, si dhe vlerat dhe prosperitetin e saj”, thotë Timonie duke i komentuar vlerësimet e publikut për një veto të re të mundshme nga Sofja në rrugën e integrimit të vendit tonë në BE.

Franca, tha Timonie, nuk i nënvlerëson çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe në nëntor 2019, gjatë kryesimit me Komitetin e ministrave në Këshillin e Evropës, propozoi krijimin e një observatori për mësimin e historisë në Evropë, në mënyrë që historia të mund të vlerësohej si trashëgimi e përbashkët e kontinentit të pajtuar evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button