Site icon PORTALB

Një Shkupjan nga Çairi i ka ikur policisë derisa vëllai i tij i ka sulmuar pasi që e arrestojnë

Komuna e Çairit. bankinat e betonit

Mbrëmë në rrugën “Cvetan Dimov” (Çairçanja) në Shkup, policia ka takuar një djalosh 20-vjeçar të cilit i kanë thënë se do ta arrestojnë pasi që po e shkelë orën policore, njofton Portalb.mk.

Atëherë, kumtojnë nga MPB, ka ardhur vëllai i tij më i madh 29-vjeçar dhe i ka sulmuar policinë. Vëllai është arrestuar, derisa djaloshi 20-vjeçar e ka shfrytëzuar situatën dhe ka ikur.

Ndryshe, mu në rrugën “Cvetan Dimov” të Çairit mbrëmë janë vendosur bankina të betonit për të parandaluar kaosin në komunikacion.

Exit mobile version