Site icon PORTALB

Brazil, 10 të vdekur në një përleshje mes policisë dhe një bande

Ilustrim

Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një përleshje mes policisë dhe një bande droge në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga policia braziliane, thuhet se një në lagjen Complexo do Alemao të Rio de Janeiros është kryer një bastisje për kreun e bandës së drogës i arratisur nga burgu në vitin 2016.

Gjatë bastisjes ndodhi një përleshje mes policisë dhe anëtarëve të bandës ku humbën jetën 10 anëtarë të bandës.

Në operacionet e ndërmarra gjatë muajve janar-mars në Rio de Janeiro kanë humbur jetën 429 anëtarë të bandave.

Exit mobile version