“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca atë do ta gjej” (Kuran 99: 7-8)
Gurët më bartën rrezet e perëndimit të diellit, lagështine e mjegullës që mbulonte ato kodrina, më bartën furinë e borës e më udhehoqën drejt… përtej malit aty ku gjendeshte ujëdhesa e heshtjes.
Aty ku shkembijtë dinin rrëfimin e përjetshëm të kësaj jete. Në vendin ku buronte dashuria po nuk shuheshte varfëria.
Rrugët e jetës njerëzore nuk janë as të lehta e as të thjeshta. Shumë shpesh të shpiejnë nëpër dhembje, vuajtje, sprova e pengesa. Gëzimet e buzëqeshjet nuk ishin percjellësit e vetëm në shtigjet jetësore.
Gjatë tërë jetës njerëzore ndërrohen ditët e ngrohta me freski dhe diell me ditët e dimrave të ashpër me stuhi dhe re të zymta.
Edhe ti o njeri sigurisht ke hasur në to. Ndoshta veq më e ke shijuar hidhërimin e dhembjes, vuajtjeve dhe të lotëve. Po të pyes, ke qenë ndonjëherë i sëmurë nga shkaku se nuk ke pasur me çka të vishesh e të mbrohesh? A ke humbur dikë që e ke pasur të afërt e të dashur? A ke ndjerë të ftohtët sapo ke dal nga shtëpia e koftori i nxehte? Do të më përgjigjesh po në të gjitha pyetjet… Po si vallë nuk mendon për dikë që dita ditës dridhet si purteke, e lutet që nesër të gjej ngushëllimin te ti, e ti fare as në lutje nuk e përkujton.
Qëndrova te shkëmbi mbi liqen e në suprinën e ujit pashë fytyrën e buzëqeshur, sytë e mbushur me plot jetë e buzegazin qe me mungonte. I pashe ato qe perkunder varferise e mungeses kishin shprese per jeten. Mjaftonte ti perkedhelesh e ti duash per to ishte shpetim lehtesim dhe ngroje shpirti.
Eshte trimeri e paket te mund te bejme te gezojme nje femije me zemer te paster e bark te thare qe lufton per dije e dituri ne keto dite te veshtira te jetes.
Kete mund ta bej çdo djal i ri e çdo vajze e re. Kjo eshte e arritshme per te gjith.Flas per mundin,perpjekjen qe te arrihet fitorja e madhe,fitorja e mirëfillt ne betejen vendimtare te jetes qe zhvillohet ne shpirt ndermjet te mires dhe te keqes. Ne kete beteje,fitorja e se mires shpie kah drita e shpirtit,kah persosmeria shpirterore.
Te qendrosh ne kete beteje,te jesh i forte dhe i guximshem duke mos u larguar asnje hap,dhe te koresh fitore eshte heroizem i vertete.Per kete veper lypset zemer heroike.
Te mirat e vogla te perditshme,ndermarrjet dhe aksionet e vogla ne rrugen e se mirres,ndoshta ne shikim te pare te duken te parendesishme dhe te pahetueshme,mirepo ne thelb jane shume te rendesishme.
Kjo eshte detyre e nje njeriu me zemer te mire.
Tu besh mirre njerezve,shtazeve bimeve,gjithqkaje qe ekziston.
Te qendrosh ne nje rruge te ketille te lypset zemer heroike.
Duhesh te jesh i meshirshem,te jesh puntor i sinqertë dhe i kujdesshem,te gjith vyrtytet e kesaj bote ti shendrosh ne vepra.
Per kryerjen e veprave me te bukura vertet duhet pasur guxim.
Ndoshta historia nuk do ti permend kurre emrat e tyre,qe deshmuan perpjekjet e tyne ne bamiresite dhe ne trimerite me te vogla.Ndoshta pas vdekjes askush nuk do ti kujtoj e as nuk do ti shenoj emrat e tyre. Ndoshta pluhuri i harreses njerzore krejtesisht do ta mbuloj ekzistencen e tyre ne kete bote..Ndoshta..
Por dije me siguri se çdo veper dhe me e vogel, Zoti i dashur e sheh..dhe me rendesi eshte te dime se Ai kurre nuk do ti harroj perpjekjet heroike e fisnike,veprat gjate tere jetes,edhe pse per botekuptimet e njerezve keto perpjekje mund te duken te parendesishme.. Por te gjithe shpresojme ne lumturine a amshueshme.. Për kete dhurate vertete vlen te jetosh burrerisht,te qendrosh ne mundime,te besh vepra te mira..
Kushtuar femijeve te Fshatit Rahoviq!