Site icon PORTALB

Pendarovski foli për zgjedhjet, procedurat dhe dallimet e mëdha ndërmjet partive

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut në konferencën e sotme për media, ku e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë, sqaroi edhe procesin zgjedhor, duke theksuar rolin e OSBE/ODIHR, Komisionit për sëmundje infektive dhe KSHZ-së në përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Ai sqaroi se Nikolla Dimitrovski do të marrë përgjigje me shkrim nga OSBE/ODIHR se a do të jenë të gatshëm për zgjedhje.

“Pa monitorim ndërkombëtar, nuk dua të mendoj fare për zgjedhje”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski,

Ai sqaroi se në përgjigjen e marrë nga Komisioni shëndetësor se zgjedhjet kudo e kurdo që të mbahen, do të jenë të rrezikshme derisa nuk gjendet vaksina, megjithatë ata kanë dërguar protokollin e nevojshëm për mbajtjen e zgjedhjeve.

“KSHZ-ja nuk është e autorizuar të thotë se kur mund të ketë zgjedhje. Nëse politikanët thonë se do të ketë, ata do ta dërgojnë atë brenda kornizës ligjore. Tani kemi një kornizë ligjore, nëse më tej miratohet e re, ata do ta respektojnë atë”, deklaroi Pendarovski.

Në një emision ai sonte sqaroi se qëndrimet e liderëve politikë në lidhje me datën e zgjedhjeve janë shumë të ndryshme.

“Data për zgjedhje nuk është puna ime, unë jam thjesht ndërmjetësues në atë proces. Qëllimi është të arrihet consensus”, deklaroi Pendarovski në emision.

Ndryshe, Pendarovski në paraqitjen për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdon, por tani për 14 ditë. Ai sqaroi se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë, nuk është për shkak të zgjedhjeve.

Exit mobile version