Site icon PORTALB

KOVID-19 në RMV, dy persona kanë ndërruar jetë, 17 raste të reja

Shkupi. virusi korona, maska

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 2 viktima nga virusi korona dhe 17 raste të reja.  E këtë numri i të prekurve në vend ka arritur në 1.740, të shëruarve 1.251. ndërkaq të vdekurve 97. Gjithsej kemi 392 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Dy viktimat janë një 89-vjeçar nga Shkupi i cili ka qenë i hospitalizuar më 4 maj në Klinikën Infektive, ndërkaq tjetri është 72-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë më 13 maj në Spitalin “8 Shtatori” – Shkup, i cili ka qenë i hospitalizuar më 15 prill.

Në 24 orët e fundit janë shëruar gjithashtu edhe 16 pacientë:

Në 24 orët e fundit janë bërë 460 testime, ndërkaq janë konfirmuar 17 raste të reja

Numri i përgjithshëm i rasteve në 24 orët e kaluara:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version