Site icon PORTALB

Angellosvka: Janë paguar 14,3 milionë euro përmes masës “14,500 denarë për punonjës”

Nina Angellovska

Nina Angellovska

Përmes masës 14,500 denarë për punonjës janë paguar mbi 14.3 milionë euro 10.103 ndërmarrjeve, publikoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Facebook, njofton Portalb.mk.

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ia dorëzoi kërkesat Sekretariatit të Përgjithshëm, i cili u transferon fonde kompanive. Me shpejtësi po punohet në servisimin e të gjitha aplikacioneve të aprovuara. Përmes kësaj mase do të ruhen vendet e punës për kompanitë e prekura nga kriza Kovid-19, ndërsa në të njëjtën kohë me likuiditet do të ndihmohet edhe ekonomia”, thekson Angellovska.

Exit mobile version