Site icon PORTALB

Borel: Nevojitet hetim i pavarur për origjinën e koronavirusit

Joseph Borell

Joseph Borell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Zhozep Borrell i ka bërë thirrje Unionit të fillojë hetim të pavarur mbi origjinën e koronavirusit, i cili u shfaq në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Borel, gjithashtu i bëri thirrje Kinës të kontribuojë në luftën kundër pandemisë me koronavirusin.

“Nevojitet hetim i pavarur shkencor mbi origjinën e kësaj pandemie,” tha Borel në një kolumnë për gazetën gjermane “Frankfurt algemajne cajtung”.

Ai tha se Kina duhet të punojë për të luftuar pandeminë, për të gjetur vaksinë dhe për të forcuar ekonominë globale dhe të sigurojë ndihmë për vendet e prekura në zhvillim.

Exit mobile version