Site icon PORTALB

Buffon ngrit zërin për ta mbrojtur Juven

Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, u është përgjigjur kritikëve që thonë se Juventusi po favorizohet nga gjyqtarët.

”Nuk i dua këto polemika që sjellin mospërputhje totale në trajtimin e gabimeve për dhe kundër Juventusit”.

“Në këtë edicion, i vetmi gabim i madh i gjyqtarëve që ishte në favor tonin, ishte ai ndaj Catanias”.

“Për momentin po i ekzagjerojnë shumë këto çështje. Juventusin po e përdorin si mburojë dhe alibi ata që nuk po munden të fitojnë”, ka thënë Buffon./Portalb

Exit mobile version