Prokuroria themelore publike – Shkup solli Urdhër për zhvillimin e procedurave hetimore ndaj një qytetari nga Haraçina i dyshuar për veprën penale-armëmbajtje pa leje, transmeton Portalb.mk.
Ai akuzohet në bazë të nenin 396, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, për prodhim, tregtim, ndërmjetësim dhe armëmbajtje pa leje.
“I dyshuari 21 vjeçar, në shtëpinë e tij në Haraçinë, pa leje ka mbajtur armë dhe municion”, njoftojnë nga Prokuroria.
Te qytetari ishin gjetur armë si Glok 19- 9mm me 63 plumba dhe automatik Mpi-KM 7,62×39 me 29 plumba.
Armët ishin gjetur gjatë bastisjes së sotme në shtëpinë e tij.
Prokurori publik përgjegjës deri te gjykatësi ka propozuar paraburgimin e të dyshuarit.