Hakerët grekë i kanë publikuar fjalëkalimet e vjetra të punonjësve në ministritë e ekonomisë dhe financave

Pas botimi publik të e-mail adresave të vjetra dhe fjalëkalimeve të Ministrisë së financave dhe të ekonomisë nga hakerët grekë, Qeveria informon se kjo është një listë e disa adresave dhe fjalëkalimeve nga sistemi i mëparshëm për e-mail adresat e këtyre ministrive, transmeton Portalb.mk.

“Disa nga e-mail adresat nuk janë në funksionuar për shumë vite, sepse përdoruesit e tyre nuk punojnë më në ato ministri, dhe fjalëkalimet e të gjitha adresave të postave elektronike të publikuara janë të vjetra dhe ndryshuar më shumë se shtatë vjet më parë dhe ato kuti postare nuk mund më të arrihen përmes fjalëkalimeve të publikuara”, thanë nga qeveria.

Prandaj, shtojnë se në të dy ministritë sistemet për postë elektronike zyrtare janë rinovuar dhe janë vendosur protokollet me kode komplekse për adresat zyrtare të postës elektronike, si dhe protokollet e tjera të sigurisë kibernetike të sistemet që e zvogëlojnë rrezikun dhe gjasat që sistemi të komprometohet.

Qeveria thekson se aktualisht nuk ka asnjë provë që sistemet e postës elektronike të ministrive janë marrë nga hakerë kohëve të sfundsit dhe po i shqyrtojnë të gjitha detajet në lidhje me këtë rast.

Reagimi i qeverisë vjen pasi një listë e postave elektronike dhe fjalëkalimet nga punonjësit e Ministrisë së financave dhe Ministrisë së ekonomisë u shfaq në Twitter, botuar nga një llogari anonime në Twitter e quajtur Powerful Greek Army (“Ushtria e fuqishme greke”).

Qeveria sqaroi se ata vazhdimisht janë duke punuar në rinovim dhe forcim të sistemeve të TI-së në institucione dhe e ka përpiluar Strategjinë e parë kombëtare dhe planin aksional për siguri kibernetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button