Site icon PORTALB

Kryeqyteti malazez Podgorica pa COVID-19

Mali i Zi

Në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, prej sot nuk ka raste aktive të infektimit me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Instituti për Shëndet Publik në Mal të Zi njoftuan se në këtë vend gjithsej janë 6 të prekur nga virusi.

“Në bazë të analizave të kryera të mërkurën vonë pasdite, mbërriti rezultati i dytë negativ radhazi për pacientin nga Podgorica. Që nga sot në mëngjes, kryeqyteti zyrtarisht nuk ka raste aktive të infeksionit me koronavirusin e ri”, tha Instituti.

Rikujtojmë se që nga fillimi i epidemisë së COVID-19 në Podgoricë janë regjistruar gjithsej 164 raste, ndërsa numri i të infektuarve në Mal të Zi ishte 324.

Exit mobile version