Në tregun evropian të transferimeve, nuk ka dyshime se Ivan Rakitiç do të largohet nga Barcelona dhe ka shumë klube që janë në pritje të situatës së tij,
Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare, ka kontaktuar me agjentët e mesfushorit kroat, për t’i bërë atij një ofertë të konsiderueshme për tre sezonet e ardhshme, shkruan gazeta italiane Il Tempo.
Në moshën 32-vjeçare oferta e bardhekaltërve mund ta joshë Rakitiç, t’i thotë po propozimit.
Ai do të zëvendësonte në mesfushë Milinkoviç Saviç, që pritet të largohet në dritaren e ardhshme të transferimeve.
Lacio mund të arrijë në Champions League, dhe ata duan lojtarë me cilësi përpara një sezoni potencialisht emocionues.