Site icon PORTALB

Britania publikoi rezultatet e virusit korona në 24 orët e fundit

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ditën e sotme Britania raporton për 494 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit ku gjithsej numërohen 33,186 të vdekur.

Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 3,242 raste të reja ku në total, 229,705 persona janë prekur.

Lakorja e pandemisë në Britani është shumë e paqëndrueshme ku vetëm përpara dy ditësh u shënuan jo rreth 200 viktima, transmeton OraNews.

Në disa raporte të publikuara, numri i vërtetë i viktimave mund të jetë mbi 44 mijë por asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer 1,522,258 teste.

Exit mobile version