Spasovski: Hotelierët e shohin vetëm interesin personal, 30-40% e ekonomisë gri qarkullon në objektet e tyre

Duke e komentuar qëndrimin e Odës së Turizmit dhe Hotelierisë, se duhet që shteti të subvencionojë për dezinfektimin e objekteve hotelierike sapo të hapen, kryeministri Oliver Spasovski iu kundërpërgjigj me qëndrim se prej tyre pret metodë për shkatërrimin e ekonomisë gri në hotelieri, njofton Portalb.mk.

Sot në shtyp kryeministri tha se në kohën e krizës ekonomike – shëndetësore, ka qenë i pranishëm në ngjarje pë shkak të kërkesës së hotelierëve dhe prej tyre ka pritur të tregojnë se çfarë metode do të zbatojnë për ta shkatërruar ekonomikë gri.

Kryeministri tha se mbi 30-40% e ekonomisë gri qarkullon në objektet e tyre.

“Mendoj se gjithçka që kanë kërkuar në këtë periudhë dhe vendimet që i kemi miratuar ishin që t’u ndihmojmë hotelierëve, t’i ruajmë vendet e punës, të jenë të gatshëm që të shkojë përpara ekonomia. Mendoj se propozimet e këtilla tregojnë se përveç interesit personal nuk shohin asgjë më larg. Nuk e shohin as interesin e shtetit, as interesin e mbrojtës së ekonomisë. Kështu që pres propozim nga hotelierët, ashtu si edhe ndonjë mënyrë se si t’i lidhim drejtpërdrejt hotelierët me shtetin, që të mos ketë ekonomi gri në objektet e tyre”, thotë Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button