Ekzistojnë disa fraza që nuk duhet t’ua thoni kurrë disa personave specifikë.
Për këtë ju vjen në ndihmë, kush tjetër veçse horoskopi. Besojuni yjeve…
Dashi – “Ti nuk je kurrë i përpiktë” – Dashi është një shenjë dinamike, e cila bën një mijë gjëra në një ditë dhe në mënyrë të pashmangshme, nuk është kurrë e përpiktë.
Demi – “Të tradhtova” – Demi është një shenjë shumë besnike, i cili dëshiron të respektohet nga njerëzit që ai do. Të dijë që është tradhtuar, ai do të çmendet.
Binjakët – “Ti nuk je i këndshëm ” – Binjakët janë diellorë, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Kur ata dalin me miqtë, ata i kënaqin të gjithë me humorin e tyre natyror dhe duke u thënë se ata nuk janë të këndshëm për ta është një gjë e tmerrshme. Ajo është si një formë e përbuzjes.
Gaforrja – “Unë nuk të dua më” – Gaforrja është një romantike e përjetshme dhe kur gjen dashurinë e jetës, me të vërtetë ndihet i përmbushur. Pikërisht për këtë arsye, kur partneri nuk ndjen më të njëjtat ndjenja, bota bie mbi të.
Luani – “Ju keni dështuar” – Luani është një shenjë e sigurt në vete dhe e përqendruar tek vetja, i cili do të bënte gjithçka që të konsiderohej gjithmonë më i miri. Të thuhet se ai ka dështuar në diçka është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë atij.