Në seancën e 42-të të Shtabit komunal për mbrojtje dhe spëtim në Kumanovë u kërkua lehtësimi i disa masave me qëllim kthimin e normalitetit në qytet, transmeton Portalb.mk.
“Kërkojmë nga Qeveria e RMV-së në afat sa më të shpejtë të sjellë masat, protokollet dhe rekomandimet e duhura për ringjalljen e shpejtë të bizneseve”, kërkojnë nga Shtabi i Kumanovës, duke theksuar biznese si dyqanet e vogla tregtare dhe zanatit, hotelte, restorantet, dhe kafiteritë.
Ata kërkojnë që të theksohet saktë funksionimi i brendshëm i këtyre lokaleve.
Gjithashtu u propozuar ndërprerja e dezinfektimit të pikave të përcaktuara për automjete në qytet, përveç atyre dy pikave. Do të ndërprite edhe dezinfektimi i ndërtesave të banimit të kryera nga disa subjekte dhe ky detyrimi në përputhje me ligjin do t’u dorëzohet kujdestarëve të banesave që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e ndërtesave.
Shtabi propozoi gjithashtu edhe kthimin e administratës dhe ndërmarrjeve publike komunale në punë.