Site icon PORTALB

Spanja drejt fitores, është shënuar numri më i ulët i humbjeve ditore

Korona virusi, Spanjë

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë nga koronavirusi ra në 143, nga 179 një ditë më parë, njoftoi ministria e shëndetësisë. Ky është numri më i ulët të vdekjeve ditore që nga mesi i marsit, njofton Bota.al.

Vdekjet e përgjithshme u rritën në 26.621 nga 26.478 të shtunën dhe numri i rasteve të diagnostikuara u rrit në 224.390 nga 223.578 një ditë më parë, tha ministria.

Exit mobile version