Hulumtimet kanë treguar se një në dhjetë persona në jetë së paku njëherë do të ketë gurët në veshka. Për ta parandaluar këtë dhimbje aspak të këndshme, ju paraqesim lëngun e shijshëm dhe të shëndetshëm.
Përbërësit:
1 portokall – 1 mollë – 1 limon – 4 rriska shalqi – 4 copëza akull. Përgatitja: 1. Qëroni portokallin dhe limonin, hiqni bërthamat dhe lëvoren nga shalqiri, e të tjerat i pastroni mirë, transmeton KS.
2. Pemët i preni në copëza dhe i hidhni në blender.
3. Shtoni akull dhe gjithçka përzieni mirë derisa të fitoni një lëng.
4. Lëngun e pini të freskët ose e ruani në frigorifer. Këshilla: – Lëngun ta konsumoni dy herë në ditë – Pini shumë ujë gjatë ditës dhe një gotë ujë para gjumit, gjatë natës nëse zgjoheni dhe në mëngjes. – Agrumet përpunojnë kalciumin, ndërsa shalqiri është duiretik, që pastron veshkat.