Site icon PORTALB

Mile Sugarev u emërua u.d. drejtor i përgjithshëm i Fondit të Shëndetësisë

Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Qeveria sot në seancë e emëroi Mile Sugarev u.d. drejtor i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai vjen në pozitën drejtor i Sektorit për Çështje Financiare të FSSHRMV, theksojnë në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Sugarev vjen në pozitën e Den Donçev i cili para disa ditësh dha dorëheqje nga pozita drejtor i Fondit për arsye shëndetësore dhe familjare.

Emri i Donçevit ka qenë i lidhur me aferën “Reket 2”, në të cilën pronarja e “Diamed” e ka akuzuar se ka tentuar që të parandalojë një investim i huaj të hyjë në Maqedoninë e Veriut.

Donçev në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016-të, ishte bartës liste në Njësinë Zgjedhore 1 në koalicionin “VMRO për Maqedoninë”. Ai është ish sekretar i VMRO-DPNE-së dhe ish drejtor i Telekomit. Në vitin 2014-të, kryeministri Zoran Zaev në gjykimin pas padisë së ish liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për shpifje për zbardhjen e aferës korruptive gjatë shitjes së Bankës së Maqedonisë, tha se incizimet në të cilat dëgjohet se po merren vesh për pagim të 1.5 milionë eurove në kesh gjatë shitjes së bankës t’ia japë mu Den Donçevit.

Exit mobile version