Site icon PORTALB

DOSJE: 5 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës, asgjë nga hetimi ndëkombëtar

Lagjja e Trimave, Kumanova

Lagjja e Trimave, Kumanova

Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut që është kualifikuar nga Gjykata Themelore si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona. Sot mbushen plot pesë vjet nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit, është paralajmëruar hetim ndërkombëtar, por asgjë nuk është bërë, shkruan Portalb.mk.

Më 2 nëntor të vitit të kaluar, dy vjet dhe pesë muaj pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e Kumanovës “Lagjja e Trimave”, dhe një vit e tetë muaj pas fillimit të gjykimit më 8 shkurt të vitit 2016-të, Gjykata Themelore i ka shqiptuar vendimet e shkallës së parë kundër të akuzuarve.

Grupi i Kumanovës

Shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet në “Lagjen e Trimave”, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet burg, gjashtë me nga  20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe me nga 12 vjet. 4 pdej të akuzuarve janë liruar.

Një ditë më pas u shqiptua dënim me burg të përjetshëm edhe për të akuzuarin tjetër, Sulejman Osmani, për të cilin gjykimi ishte kryer ndaras nga grupi për shkak se fillimisht nuk ka qenë i kapshëm për organet e rendit.

Për shkak vendimeve ka pasur protesta në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

7 muaj pas dorëzimit të ankesës për vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit për rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova”, lënda ka arritur në Gjykatën e Apelit, e cila më 16 dhe 17 maj duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve.

Të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave” gjatë gjykimit

Pas vendimit të Gjykatës Penale edhe partia në pushtet BDI, por edhe lideri i saj, Ali Ahmeti, e kanë përsëritur qëndrimin se kërkojnë grup ekspertësh ndërkombëtar që ta sqarojnë tërë rastin, ndërkaq edhe kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se patjetër duhet që të ketë ekspertë ndërkombëtarë që ta sqarojë rastin për të cilin LSDM ka thënë se është e konstruuar nga VMRO-DPMNE.

Hetim ndërkombëtar është kërkuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Më herët ka pasur kërkesë të ngjashme edhe nga ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shala, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme.

Megjithatë, asgjë nuk u bë me hetimin ndërkombëtar.

Pasojat nga aksioni policor në Kumanovë

Për pastrimin e rastit, BDI ka kërkuar dhe më pas është formuar edhe Komisioni Anketues, por përveç seancës konstituive, nuk ka bërë asgjë, ndërkaq avokatët e të akuzuarve nuk janë kërkuar që të eventualisht të japin dëshmi apo materiale.

Ministria e Financave të Kosovës e ka realizuar vendimin e Qeverisë së 10 tetorit të vitit 2017 dhe më 7 shkurt të këtij viti 29 familjeve të të rëndëve dhe dënuarve për ngjarjet e “Lagjes së Trimave” u ka ndarë nga 10.000 euro.

Kumanova

Në lidhje me ngjarjet më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në opinion vazhdimisht janë shpërndarë shumë spekulime. Megjithatë pjesëmarrësit në luftime edhe pse janë dënuar, porositësit e ngjarjes ende ende nuk i ka parë drita e drejtësisë, përcjellë Portalb.mk.

Deri më tani është e njohur:

Spekulime:

Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë aksionit:

Fotografitë në vijim tregojnë dëmin e shkaktuar në shtëpitë e banorëve:

Exit mobile version