Kryeministri Rama njoftoi rregullat e reja për këtë fundjavë

Vetëm pak minuta më parë, kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë virtualisht me të gjithë, rregullat e reja të lëvizjes për këtë fundjavë.

Në “Zona e gjelbra” të Shqipërisë qarkullimi ndërqytetas me automjet privat do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00. Ndërsa, në “Zonat e kuqe” dhe përkatësisht në bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

Me fjalë të tjera, mbeten në fuqi rregullat e ndalimit të grumbullimit të më shumë se pesë personave, ndalimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive, transporti publik dhe njësitë ekonomike do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button