SHGM dhe SPGPM u bënë thirrje autoriteteve hetuese që të veprojnë mbi kërcënimet ndaj Ivanovit, Stojanovskës, Dodevskës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet verbale ndaj gazetarit Mishko Ivanov, të dërguara  atij në rrjetin social Facebook, transmeton MO.

“Mbrëmë, menjëherë pas intervistave me drejtuesit e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, një person me emër Boban Petrovski i ka dërgoi një mesazh plot me urrejtje dhe kërcënime gazetarit në TV “24”. Pasi Ivanov postoi mesazhin në profilin e tij në Facebook, gazetarët Aneta Dodevska dhe Natasa Stojanovska theksuan gjithashtu se kohët e fundit ato kanë qenë shënjestra e sulmeve, përkatësisht mesazhe me përmbajtje të ngjashme u janë dërguar edhe atyre. I bëjmë thirrje Ministrisë së punëve të brendshme që menjëherë të fillojë hetim për këto kërcënime kundër kolegëve dhe të paraqesë kallëzim në Prokurorinë themelore Publike për të ndjekur penalisht kërcënuesit”, thonë nga SHGM.

Ata shtojnë se kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk përfshihen në lirinë e fjalës dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe vetë-censurim te gazetarët.

“Vetëm përmes sanksionimit të rreptë të kërcënimeve të tilla nga institucionet do të jetë e mundur të parandalohen sulmet dhe kërcënimet në të ardhmen kundër gazetarëve.” Shteti ka për detyrë të sigurojë një sistem efektiv të parandalimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, pasi ky është parakusht themelor për përmirësimin e situatës me lirinë e fjalës. Prandaj, insistojmë që MPB dhe PTHP të gjejnë menjëherë një mënyrë për të hetuar në mënyrë efektive kërcënime të tilla. Kujtojmë publikun se nëse duam të kemi një demokraci funksionale na duhet një nivel i lartë lirisë së fjalës dhe shprehjes, ndërsa kjo nuk mund të arrihet nëse gazetarët dhe punonjësit e mediave punojnë nën presion dhe kërcënime të vazhdueshme, sepse kështu do të kontribuohet vetëm në krijim të atmosferës së frikës dhe vetë-censurimit” shtojnë nga SHGM.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) gjithashtu i dënoi sulmet dhe kërcënimet në mediat sociale kundër Ivanovit, si dhe sulmet e shpeshta ndaj gazetarëve të tjerë dhe apeloi që të gjitha sulmet, kërcënimet, ngacmimet në internet dhe të ngjashme të raportohen tek autoritetet e përndjekjes dhe institucionet përkatëse.

“Me keqardhje konkludojmë se MPB nuk po i merr seriozisht këto kërcënime dhe nuk vepron lidhur me ta, sipas kompetencave ligjore që i ka. Situata me sulmet ndaj gazetarëve që e bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe ndershmëri është e paqëndrueshme dhe ajo duhet të ndryshohet menjëherë ”, shtojnë nga  SPGPM.

Ata besojnë se nuk ka gazetari objektive dhe profesionale nëse gazetarët dhe punëtorët e mediave punojnë nën presionin e kërcënimeve dhe sulmeve.

“Vetëm presioni publik mbi institucionet, por edhe zbulimi publik i këtij fenomeni në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i publikut, si dhe një përgjigje e përbashkët, mund të kontribuojnë në uljen e sulmeve, kërcënimeve dhe ngacmimit në internet të kolegëve tanë”, kanë shtuar ata.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button