Site icon PORTALB

Asnjë rast i ri me virus korona në Shkup, 2 viktima të reja dhe 13 të tjerë të infektuar

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë bërë 292 testime, janë regjistruar 13 raste të reja me virusin korona, janë shëruar 44 persona, ndërkaq kanë ndërruar jetë 2 persona. Me këtë, numri i të infektuarve ka arritur në 1.539, të shëruarve 1.057, ndërkaq të vdekurve 88. Numri i rasteve aktive është 394, njofton Portalb.mk.

Në Spitalin 8-Shtatori ka ndërruar jetë një pacient 55-vjeçar nga Prilepi, i cili është hospitalizuar m 22 prill, i cili 13 ditë kanë qenë në aparate për frymëmarrje. Në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient, i cili është hospitalizuar më 4 maj si rast i dyshuar me KOVID-19, që pas marrjes së mostrave është dëshmuar prania e virusit.

Të shëruarit sipas qyteteve

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në Shkup në 24 orët e kaluara nuk janë regjistruar raste të reja.

Sipas qyteteve, ra të reja kemi:

Numri i përgjithshëm i rasteve:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version