Site icon PORTALB

RMV, 55 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, 42 janë arrestuar

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Gjithsej 55 persona në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të kaluara nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka u arrestuan 42 persona, ndërsa për pjesën tjetër u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat përkatëse, njofton Portalb.mk.

Sipas statistikave të MPB-së, në 24 orët e kaluara, 159 personave iu dhanë vendime për izolim, ndërsa 48 persona nënshkruan deklarata për vetizolim.

Siç kumtoi MPB-ja, nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, nuk janë regjistruar persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Exit mobile version