Site icon PORTALB

Juventusi kujtoi 5 majin, reagoi Matterazzi

Sonte, Inter - Juventus

Inter - Juventus

Data e 5 maj e 2002-shit është ajo që ndan më së shumti tifozërinë e Interit dhe atë të Juventusit, pasi pikërisht atë ditë, zikaltrit humbën ndaj Lazios në Romë dhe bardhezinjtë triumfuan në transfertën ndaj Udineses, për të rimarrë kreun në javën e fundit dhe për të fituar titullin e 26 kampion në historinë e Serisë A.

Pikërisht sot më 5 maj, bardhezinjtë kanë shpërndarë një video nga festimet e bëra nga futbollistët 18 vite më parë, duke “ngacmuar” rivalët e tyre të përjetshëm zikaltrit nga Milano, që nga ana tjetër janë kundërpërgjigjur me anë të ish mbrojtësit Marco Matterazzi.

Ky i fundit u ka kujtuar se më 5 maj, por të 2010-ës Interi fitoi Kupën e Italisë dhe nisi rrugën drejt Tripletës së famshme, që sipas Matterazzit ende sot e kësaj dite te Juventusi e ëndërrojnë kaq shumë, transmeton SS.

 

Exit mobile version