Qeveria e Maqedonisë miratoi vendim me të cilin Malin Sharr e shpallë Park Nacional

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor ju informon që në seancën e sotshme të Qeverisë së RMV-së u miratuan iniciativat për mbrojtje të dy zonave në vendin tonë: Malin Sharr dhe Malet e Osogovës.

Qeveria mratoi vendime për pranimin e propozimeve të MMJPH për shpallje të malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë Park Nacional dhe për shpalljen e maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur të kategorisë V-pjesë e mbrojtur.

Në pajtueshmëri me procedurat ligjore për shpallje të zonave të mbrojtura, në periudhën në vijim do të mbahen debate publike në bazë të propozimeve të popullatës lokale, si dhe të gjithë palëve të interesit dhe pas harmonizimit të mendimeve dhe vërejtjeve, do të përpilohen propozime përfundimtare për shpalljen e këtyre lokacioneve.

Në lidhje me vendimet, Ministri Nuredini theksoi që: ‘’Shpallja e këtyre dy zonave të cilat përmbajnë vlera të larta biologjike dhe kulturore për zonat e mbrojtura, përveç që i përmbushin detyrimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare për mbrojtje të diverzitetit dhe biodiverzitetit, gjithashtu nënkupton shfrytëzim të potencialit të madh për zhvillim ekonomik lokal, gjegjësisht menaxhim i qëndrueshëm me resurset natyrore duke siguruar shërbime eko-sistemore dhe eko-turizëm’’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button