Site icon PORTALB

U shkatërrua në Greqi banda e çiftit shqiptarë

Në Tabanoc pengohet tentimi për kontrabandë të 5,5 kilogramëve heroinë

Në Tabanoc pengohet tentimi për kontrabandë të 5,5 kilogramëve heroinë

Në Greqi janë sekuestruar sot 2 kg kokainë dhe 1.5 kg kanabis në Selanik.  Mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë dhe një grek, të moshës 26 deri në 54 vjeç, transmeton ABC.

Midis të arrestuarve është një çift shqiptar, burri 35-vjeçar dhe gruaja e tij 26-vjeçare, të përshkruar nga policia si drejtues të grupit kriminal.

Droga është gjetur në një banesë, ku një pjese e saj ishte fshehur në një oxhak. Efektivët e policisë gjatë operacionit u ndihmuan nga një qen, i cili zbuloi lëndën narkotike të fshehur.

Përveç drogës, janë konfiskuar shuma prej 67,000 euro, dy pistoleta me 17 fishekë, si dhe tre makina.

Exit mobile version