Site icon PORTALB

BE do të mbajë konferencë donatorësh për luftë kundër COVID – 19

Komisioni Evropian. Foto: Glyn Lowe

Komisioni Evropian. Foto: Glyn Lowe

Bashkimi Evropian sot do të organizojë video-konferencë ndërkombëtare donatorësh që të mblidhen mjetet për përgjigje globale kundër COVID-19, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Brukseli vlerësoi se botës i duhen 7,5 miliardë euro për zhvillimin e vaksinës, diagnostikë dhe trajtim kundër koronavirusit.

Krerët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Sharl Mishel dhe Ursula fon der Lajen, së bashku me presidentin francez, Emanuel Makron, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin italian Xhuzepe Konte dhe kryeministrin e Norvegjisë, Erna Solberg do të jenë nikoqir të kësaj konference.

Exit mobile version