Site icon PORTALB

Serbia heq gjendjen e jashtëzakonshme më 6 maj

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, foto nga Portalb / Arbnora Memeti

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë me koronavirus ka të ngjarë të hiqet më 6 maj.

Ai tha se propozimi i nënshkruar nga presidenti dhe kryeministri do të shkojë në Kuvend të mërkurën dhe se pritet të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi të enjten.

“Kjo do të nënkuptonte që nuk do të kishim një shtetrrethimi që nga e enjtja,” tha Vuçiq në TV Pink, transmeton Zëri.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Serbi arriti sot në 9.464, prej tyre 193 të vdekur dhe 1.551 të shëruar.

Exit mobile version