Nga interesi i përbashkët është Maqedonia ta pranojë historinë, ndërsa njëkohësisht ne ta pranojmë realitetin e tyre për momentin, thotë shefja e Diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Ajo për televizionin bullgar Kanal 3 theksoi se Bullgaria udhëheq një politikë të mençur të jashtme dhe nuk do të lejojë të shfrytëzohet para fushatës parazgjedhore te fqinji, por as nuk do t’i ndërrojë kushtet, transmeton MIA.
E pyetur nëse është e mundur vetoja bullgare për shkak të çështjes së historisë dhe gjuhës, theksoi se ajo nuk është në interes të Bullgarisë.
“Ne kemi pozitë të qartë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë do t’i mbështesim, vetëm nën kushte të qarta, ato nuk janë ndërruar”, deklaroi Zaharieva.