Edhe përkundër paralajmërimeve të 2010-tës se Higjiena Komunale do të zhvendoset në hapësira të reja, kjo ende nuk ka ndodhur.
Banorët e lagjes Seravë të Shkupit, që jetojnë përrreth Higjienës Komunale, thonë se për shkak të kësaj ndërmarrje u janë shkaktuar shumë probleme shëndetësore, por edhe qarkullimi i kamionëve shkakton zhurmë të madhe.
‘Gjashtë vite me radhë na premtojnë se do ta largojnë prej këtu, por akoma nuk ka ndodhur. Ne çdo ditë këtu marrim aromën e pa këndshme, dëgjojmë zhurmë të kamionëve, por s’kemi çfarë të bëjmë’, tha një banor i revoltuar, i cili deshi të mbetet anonim.
‘Sigurisht se pengon, na kanë thënë se me të 15 do të largohet nga këtu, por nuk e dimë, shpresojmë të ndodh sa më parë’ tha një qytetar.
Por nga Komuna Çair, nuk arritëm të marrim informacionin se kur saktë do të ndodh dislokimi i kësaj ndërmarrje, nga sektori urbanistik i Komunës, na thanë se nuk posedojnë me informacionet se kur saktë do të dislokohet kjo ndërmarrje.
Ndryshe, Ndërmarrja Higjiena Komunale zë hapësirë me sipërfaqe prej 18 mijë metrash katrorë, ndërsa do të mbetet për shfrytëzim të Komunës Çair, supozohet se ky vend do të shfrytëzohet për realizim të projekteve në bazë të planit detal urbanistik./Portalb