Site icon PORTALB

Serbi, 157 raste të reja me koronavirus

Një qytetar me maskë në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 157 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), kurse katër të tjerë kanë vdekur nga virusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit janë testuar 5.086 persona, deklaroi zv/drejtoresha e klinikës infektive Ivana Milosheviç, e cila theksoi se janë infektuar 3.08 për qind.

Aktualisht në spitalet e Serbisë janë shtruar 2.286 pacientë dhe 57 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Serbi janë konfirmuar 9.326 raste, me 189 të vdekur dhe 1.426 të shëruar.

Exit mobile version