Site icon PORTALB

Pas 54 ditëve, Irani regjistroi shifrën më të ulët ditore të rasteve me COVID-19

Flamuri i Iranit

Flamuri i Iranit

Irani ka raportuar 65 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 6.156 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 802 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 96.448.

Shifrat e sotme tregojnë se Irani regjistroi rritjen më të ulët ditore të numrit të rasteve pas 54 ditëve.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 77.350 persona, ndërkohë që 2.787 pacientë janë në gjendje kritike.

Ai shtoi se deri më tani, në Iran janë kryer 484.541 teste për koronavirusin.

Exit mobile version