Site icon PORTALB

Në 6 qytete të RMV  nuk ka më virus korona

KOVID-19, Virusi korona, koronavirusi

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memedi

Ministria e Shëndetësisë në pajtueshmëri me raportin e djeshëm, informon se në gjashtë qytete të vendit nuk ka më virus korona, njofton Portalb.mk.

Virusi është larguar nga Dibra, Radovishi, Gjevgjelia, Strumica, Probishtipi dhe Dmeir Hisari.

“Që nga fillimi i pandemisë, në Dibër ka pasur 51 raste, deri më tani 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 47 të tjerë janë shëruar”, thonë nga Ministria.

Ata shtojnë se në Radovish dhe Gjevgjeli janë regjistruar nga 4 raste, në Strumicë dy, Probishtip 2 dhe Demir Hisar 1 rast pozitiv me virusi korona.

“Në këto qytete nuk janë regjistruar raste të vdekjes nga KOVID-19, të gjithë të evidentuarit pozitiv, janë shëruar”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, 4 persona kanë vdekur nga virusi korona, 69 pacientë janë shëruar, ndërkaq ka 29 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 1494.

Exit mobile version